Afati për ofertuesit e PTK-së deri më 14 mars

13:35 / 24.01.2013
Sërish shtyhet afati për dorëzim të ofertave, për privatizimin e Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE), në një konferencë për media, kanë bërë të ditur se afati i fundit për ofertuesit, të cilët konkurrojnë për privatizimin e PTK-së është 14 marsi.

Shtyrja e serishme e afatit për ofertuesit e mundshëm, të cilët do të jenë në garë për privatizimin e PTK-së, sipas këshilltarit të transaksionit dhe ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqajt, është bërë për tu rritur konkurrenca, në mënyrë që të ketë oferta me çmime sa më të larta.

Këshilltari i transaksionit, ka thënë se shtyrja e afatit, nuk do të thotë që procesi nuk është i suksesshëm, pasi që një gjë e tillë ndodh dhe në shumë vende të botës, madje ka vende ku kjo anulohet krejtësisht.

Ndërsa ministri Beqaj ka shprehur besimin, që kjo do të jetë hera e fundit, që do të shtyhet afati. Afati sipas të lartë përmendurve, është shtyre me kërkesë të dy ofertuesve.

Ndryshe në garë për privatizimin e PTK-së, aktualisht janë gjithsej 4 ofertues. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:45 / 21.05.2013
The Doors

Ndërron jetë Ray Manzarek, njëri nga themeluesit e “The Doors”

Njëri nga themeluesit e bendit legjendar “The Doors”, Ray Manzarek, ka ndërruar jetë në moshë 74-vjeçare.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.