Agim Çeku më i paguari prej ministrave

10:40 / 31.08.2012
Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku, del të jetë ministri më i paguar në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi. Ministri Çeku në formularët e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) ka deklaruar se paga vjetore e tij si ministër është 16 mijë e 200 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar se përveç pagës merr edhe dy pensione një nga Ministria e Punës në Kosovë si pension i TMK-së dhe një tjetër nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë.

Pensioni që ministri Çeku merr nga Kosova është 347 euro në muaj, ndërkaq ai nga Qeveria e Kroacisë është 1300 euro në muaj.I dyti për nga madhësia e pagës në Qeverinë Thaçi renditet ministri i Financave Bedri Hamza dhe ministrja e Integrimeve Evropiane Vlora Çitaku.

Paga vjetore e ministrit Hamza dhe e ministres Çitaku është 15 mijë e 246 euro. Por, pavarësisht pozitës, ministri i Drejtësisë i cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës renditet në vendin e 10 për nga madhësia e pagës në kabinetin qeveritar të kryeministrit Hashim Thaçi.

Në vendin e 14 për nga madhësia e pagës gjendet edhe ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari – Lila, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministre e Kosovës. Po ashtu, paga vjetore e saj është 13 mije e 301 euro.

Por, pavarësisht se kanë funksion dhe punë të njëjtë në kabinetin qeveritar, ministri i Shëndetësisë Ferid Agani del të jetë ministri me pagën më të vogël në kabinetin qeveritar të kryeministri Thaçi. Ai në AKK ka deklaruar se paga vjetore e tij është 12 mijë e 866 euro, apo 3334 euro më e vogël se e ministrit të Ministrisë i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku. Por, përveç pagës nga buxheti, ministri Agani ka deklaruar se merr edhe 3077 euro për punën profesionale në orginancën e tij personale “Studio Agani”.

Në anën tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Financave thonë se pagat e ministrave kryesisht janë të njëjta, përveç pagës së Ministrisë të Forcës së Sigurisë, e cila sipas tyre është pak më e madhe se e ministrave tjerë. “Pagat janë të njëjta thuajse përveç ministrit Agim Çeku, i cili ka pagë më të madhe”, tha zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu.

Pagat vjetore të ministrave

Agim Çeku 16,200 euro

Bedri Hamza 15,246 euro

Vlora Çitaku 15,246 euro

Dardan Gashi 15,240 euro

Enver Hoxhaj 15,240 euro

Fehmi Mujota 15,000 euro

Nenad Rashiq 14,820 euro

Sllobodan Petroviq 14,181 euro

Mahir Yagcilar 14,597 euro

Hajredin Kuçi 14,196 euro

Besim Beqaj 13,680 euro

Ibrahim Makolli 13,301 euro

Mimoza Kusari 13,301 euro

Memli Krasniqi 13,300 euro

Bajram Rexhepi 13,000 euro

Blerand Stavileci 13,296 euro

Ramë Buja 12,960 euro

Radoica Tomiç 13,296 euro

Ferid Agani 12,866 euro /Zëri/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
12:58 / 23.05.2013

Gili, e kënaqur me këngën e re

Gili është shprehur e kënaqur me suksesin që po shijon videoprojekti i saj rikthyes në skenë, “Shpejt Festove”.
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.