Agjentët e kthimit të kursimeve nga Serbia mashtrues

13:24 / 17.01.2013

Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe e Invalidëve të Punës ka reaguar ndaj fenomenit të manipulimit të pensionistëve nga disa “agjentë mashtrues”. Sipas kësaj kryesie, këta persona po i vizitojnë pensionistët shtëpi më shtëpi, po përpilojnë listë dhe dosje, ndërsa kërkojnë nga 3-4 euro për shërbime për tërheqjen e pensioneve të mbetura në Serbi.

Personat e tillë, thonë në BPIP, po përfitojnë jashtëligjshëm në kurriz të pensionistëve, duke i mashtruar nëpërmjet tërheqjes së fondeve të mbetura që nga periudha e paraluftës nëpër bankat serbe të sistemit ish-jugosllav.

“Kryesia e Bashkimit të Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Republikës së Kosovës ka shqyrtuar informatat nga Organizata Komunale e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit dhe Gjilanit, të cilat flasin haptas për manipulimet rreth sigurimit të pensioneve që kinse do t’i paguajë Serbia”, thuhet në qëndrimin zyrtar të kësaj kryesie, shkruan Koha.

Udhëheqësi i saj, Asllan Berisha, ka thënë se pensionistët po mashtrohen nga persona dhe kompani të tilla meqë nuk ekziston mundësia e tillë tërheqjes së këtyre fondeve nga sistemi ish-jugosllav. Ai ka thënë se për trajtimin e kësaj çështjeje nevojitet proces i rregullt dhe marrëveshje me palën serbe. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.