AKP-ja e regjistron “Grandin” si biznes të vetin

13:31 / 12.07.2012
Agjencia Kosovare e Privatizimit zyrtarisht i ka rikthyer në pronësi asetet e hotelit “Grand”. Pas vendimit të Bordit të Drejtorëve për tërheqje të aksioneve, si pasojë e mosplotësimit të kushteve të kontratës nga ana e blerësit të “Grandit”, AKP-ja ka ndjekur procedurat ligjore për kthimin e aksioneve.

“Vendimi për kthimin e aksioneve tashmë është jetësuar. Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve, që vepron në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, si institucion i vetëm përgjegjës për regjistrimin e bizneseve në Kosovë, ia ka lëshuar AKP-së certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe aksionet e hotelit ‘Grand’ tani janë të regjistruara në emër të AKP-së”, ka thënë të mërkurën Ylli Kaloshi, zëdhënës i Agjencisë së Privatizimit, raporton Koha.net.

Sipas tij, pas marrjes së certifikatës së biznesit prej Agjencisë së Regjistrimit të Biznesit, AKP-ja i ka dërguar njoftim me shkrim ish-blerësit të hotelit “Grand”, nga i cili është kërkuar që brenda 15 ditësh të bëjë lirimin e objektit.

“Përderisa nuk kemi ndonjë urdhër apo vendim nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës, që nënkupton ndalesë për privatizim, AKP-ja ka obligim ligjor që të vazhdojë procesin e kthimit të objektit nën menaxhim të AKP-së dhe procesin në vazhdim, dhe këtë do ta bëjë në afatin optimal”, ka theksuar Kaloshi.

Por, ish-blerësi i hotelit “Grand”, Zelqif Berisha, ka thënë se është kërkuar nga Agjencia e Privatizimit që të presë në zbatimin e këtij vendimi deri në publikimin e qëndrimit të gjykatës për procesin e rikthimit të aksioneve të këtij hoteli.

“Kemi bërë ankesë. Kemi kërkuar një masë të përkohshme në mënyrë që mos ta lirojmë objektin derisa të përfundojë çështja e gjyqit. Nuk e di pse po frikohet AKP-ja, ‘Grandi’ nuk ka nga të ikë”, i ka thënë Berisha gazetës “Koha Ditore”, sipas të cilit ndërrimi i pronësisë së “Grandit”, sipas Berishës, është bërë në mënyrë të paligjshme.

”AKP-ja e ka ndërruar vetëm certifikatën. Këtu është bërë shkelje dhe do të kërkojmë interpretim nga Agjencia Antikorrupsion. Certifikata ndryshohet ose me marrëveshje, ose me vendim të Gjykatës. ‘Grandi’ me tapi nuk i takon AKP-së”, ka thënë Berisha. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:25 / 24.05.2013
Kristen Stewart dhe Robert Pattinson

Robert nuk ia fal tradhtinë të dashurës

Robert Pattinson nuk mund t’ia falë Kristen Stewart për skandalin e saj të tradhtisë.
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.