AKP-ja hulumton mundësinë e përpunimit të mbetjeve minerale

21:19 / 7.10.2012
Një grup punues i krijuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit pritet të vendosë nëse do të shiten apo do të përpunohen në Kosovë mbetjet minerale nëpër minierat e Kosovës.

Mbetje minerale llogaritet të jenë afërsisht 50 milionë tonë, kurse llogaritet se rreth 30 milionë tonë mbetje kanë vlerë ekonomike, meqë janë të pasura me minerale si zinku, plumbi apo edhe argjendi, shkruan “Koha Ditore”.

AKP-ja fillimisht ka nxjerrë në shitje këto mbetje, mirëpo i ka anuluar të gjitha llotet përjashtuar një llot që tashmë ishte proceduar deri në shitje. Arsyeja e anulimit ka qenë oferta e papërshtatshme dhe mungesa e garancisë.

Tashmë është themeluar grupi punues në të cilin bëjnë pjesë një përfaqësues i AKP-së, një i Ministrisë së Ambientit, një përfaqësues i MZHE-së dhe një përfaqësues gjerman.

“Ky grup punues ka për obligim të tregojë si të trajtohen këto mbetje. Fillimisht do të shikohet se si të merren mostrat në këto mbetje prej nga do të bëhet një studim nëse është më mirë të investohet apo do të shiten”, ka thënë Fatos Meça, kryesues i njësisë për riorganizimin e “Trepçës” në kuadër të AKP-së. “Çështja kryesore është, a ka leverdi që të shiten mbetjet apo duhet të investohet në mënyrë që këto të përpunohen këtu në Kosovë”. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:09 / 22.05.2013
Lyrical Son dhe Mc Kresha

Lansohet kënga e re e Kreshës, Lyricalit dhe Kaos

MC Kresha, Lyrical Son dhe Kaos kanë publikuar këngën e tyre të re, të titulluar “Sa Mirë Me Kon Une”.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.