AKP mbyll likuidimin ndërmarrjes Liria

15:46 / 1.02.2013
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar lejen nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për përmbylljen e likuidimit të ndërmarrjes shoqërore kooperativa bujqësore Liria. Zyrtarët e AKP-së bëjnë të ditur se Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës për çështje që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit ka aprovuar raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për Kooperativën Bujqësore “Liria”, e cila gjendet në Skenderaj, duke lejuar kështu mbylljen e rastit të likuidimit të kësaj ndërmarrjeje.

Zëdhënësi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ylli Kaloshi, ka thënë se pasi brenda afatit kohorë për paraqitjen e kërkesave kreditore nga pretendentët e mundshëm ndaj kësaj ndërmarrje nuk kanë pasur asnjë kërkesë aknë vendosur që të likudojnë.

“Si rrjedhojë, pa shqyrtimit të kërkesë së Autoritetit të Likuidimit të KB “Liria”, si dhe pas konstatimit se AL-ja i KB “Liria” ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme ligjore të parapara në ligj në kuadër të procesit të likuidimit, atëherë DHPGJS ka lejuar mbylljen e rastit të likuidit të kësaj ndërmarrje”, thotë ai.

“Likuidimi i NSh Kooperativa Bujqësore “Liria” është inicuar në vitit 2010, me vendim të Bordit të Drejtorëve të AKP-së, kur edhe u themeluar Komisioni i Likuidimit (KL) për të udhëhequr procedurat e parapara në drejtim të përmbylljes së likuidimit të kësaj NSh-je. Ky Komision ka publikuar dy njoftime në media për t’i informuar kreditorët e mundshëm për fillimin e procesit të likuidimin e saj, ndërkohë KL-ja gjatë këtij procesi nuk ka identifikuar se kjo NSh ka në pronësi asete të patundshme apo të tundshme që do të mund të realizoheshin të hyra nga procesi i likuidimit”, tha zëdhënësi i AKP-së Ylli Kaloshi për Telegrafin.

Javë më parë Dhoma e Posaçme aprovoi raportin përfundimtar të autoritetit të likuidimit edhe për një ndërmarrje tjetër, NSh Kooperativa Bujqësore “Likovci”, e cila po ashtu gjendet në Skenderaj, duke lejuar kështu mbylljen e rastit të likuidimit të kësaj ndërmarrjeje.

AKP deri më tani ka bërë përmbylljen e procesit të likuidimit për katër Ndërmarrjeve Shoqërore, të cilat në Ligjin e AKP-së janë të kategorizuara si ndërmarrje pa asete.

Procesi i likuidimit dhe mbyllja e rasteve të likuidimit të NSh-ve paraqet përmbylljen e gjithë procesit të transformimit të këtyre ndërmarrjeve dhe është shumë i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës, pasi që mundësohet që mjetet e mbetura nga privatizimi i këtyre ndërmarrjeve pas procesit të likuidimit të barten në Buxhetin e Kosovës dhe në këtë mënyrë që përfitoj ekonomia e vendit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry (Foto: Vogue)

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.