AKP shpalli valën 56 të privatizimit dhe shitjen e aseteve
Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) , ka shpallur Valën 56 të privatizimit si dhe shitjet e aseteve përmes likuidimit nr.16. Vala 56 përmban 38 ndërmarrje të reja, të cilat do të privatizohen përmes Spin off-it të Rregullt.Ndërsa lista e tenderëve për privatizim me shitje të aseteve nr.16 përmban 36 njësi. Të gjitha këto asete do të privatizohen përmes metodës së shitjes përmes likuidimit.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit, gjithashtu ka shpallur edhe tenderin ndërkombëtarë për shitjen e Ndër. e Re Fabrika për Përpunimin e Duhanit Virxhinia Sh.p.k. – Gjakovë”, thuhet në njoftimin e AKP-së. /Telegrafi/