ALBtelecom dhe Eagle mobile rritin numrin e dyqaneve

17:03 / 14.09.2012
ALBtelecom dhe Eagle Mobile përurojnë dyqanin e ri dhe modern në qytetin e Himarës. Dyqani i ri është i vendosur në një nga zonat kryesore të qytetit të Himarës dhe do të ofrojë shërbime cilësore dhe moderne të telefonisë fikse, mobile dhe shërbimin e internetit. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin nënkryetari i Bashkisë së Himarës, Irakli Glicali, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, njëkohësisht dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Aleksandër Kadiqi si dhe drejtues të tjerë të kompanive. Të pranishëm në ceremoninë e inaugurimit ishin dhe qytetarë e banorë të Himarës.

Dyqani më i ri i ALBtelecom dhe Eagle Mobile është vendosur në një nga zonat kryesore të qytetit të Himarës, duke u mundësuar banorëve të kësaj zone të përfitojnë nga shërbimet cilësore dhe moderne të ofruara nga të dyja kompanitë. Ndërkohë, përmes këtij investimi, por edhe investimeve të tjera në të ardhmen, dy kompanitë do t’u ofrojnë qytetarëve të kësaj zone dhe të gjithë zonës së Bregut më të mirën e tyre përmes një shërbimi cilësor dhe të shpejtë.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm dhe Drejtor i Grupit të Shitjeve në ALBtelecom dhe Eagle Mobile, Aleksandër Kadiqi u shpreh për median se të dy kompanitë tashmë, edhe nëpërmjet dyqanit të ri dhe modern të hapur në qytetin e Himarës. “Aktualisht, ALBtelecom është i vetmi operator, i cili ofron shërbimin e telefonisë fikse dhe internetit në zonën e Bregut dhe numri është në rritje. Përmes këtij dyqani, klientët tanë do të përfitojnë shërbime më cilësore, duke filluar që nga abonimet e ndryshme, pagesat e të gjitha faturave të telefonisë fikse dhe mobile, përfitimin e shërbimeve nga të dyja kompanitë, apo dhe të kenë të tyren pajisjet më të fundit të teknologjisë”, u shpreh Kadiqi.

Përmes investimeve të vazhdueshme dhe moderne, të dy kompanitë kanë shtuar kapacitetet e mbulimit me shërbim cilësor të zonës së Himarës dhe Bregut. Përmes investimeve të vazhdueshme, ALBtelecom dhe Eagle Mobile kanë shtuar kapacitetet e mbulimit për të gjithë zonën e Himarës dhe Bregut, pavarësisht terrenit të vështirë malor. Përveç internetit me linjë fikse të ofruar nga ALBtelecom, Eagle Mobile ofron lidhje të shpejtë të internetit në celular. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
21:10 / 20.05.2013
Miley Cyrus, Foto: Getty Images

Miley paralajmëron këngën rikthyese

Këngëtarja dhe aktorja, Miley Cyrus, ka pozuar me kostume banje për të paralajmëruar këngën që do ta kthejë në skenë...
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
18:10 / 20.05.2013

Ekspert Kosovar prezent në Balkan Venture Forum 2013

Pavarësisht se në listen e 36 kompanive të përzgjedhura që do të marrin pjesë në garën e veçantë në kuadër të ko...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.