Alpet shqiptare mes 12 destinacioneve turistike në botë

11:16 / 18.02.2013
Alpet shqiptare renditen mes 12 destinacioneve të zgjedhura turistike për vitin 2013, nga një prej organizatave më të njohura botërore të turizmit, "World Travel and Tourism Council". Turizmi malor shqiptar ende i paeksploruar ka sjellë në Tiranë përfaqësuesit e kësaj organizate, të cilët kanë diskutuar rreth projektit "Majat e Ballkanit" me ministrin e Turizmit, Aldo Bumëin.

Kjo organizate i ka përfshirë Alpet shqiptare në një konkurs botëror për destinacionin më të bukur turistik, në të cilin marrin pjesë 46 shtete të tjerë nga 6 kontinente.

Zonat turistike të Alpeve, pjesë e këtij projekti janë Thethi,Valbona, Rragami, Çeremi si dhe Bjeshkët e Doberdolit.

Mbështetja fillestare për këtë projekt është dhënë nga Ministria Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Shtegu “Majat e Ballkanit” konkurron për kategorinë e menaxhimit të destinacionit. Fituesi do të shpallet në samitin global të World Travel& Tourism Counsil, i cili do të mbahet në prill në AbuDhabi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.