Ambasadorja Jacobson anëtare nderi e Bordit të OEAK-së

16:13 / 19.10.2012
Bordi i Drejtorëve i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) pati një drekë pune me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, e cila u shpall anëtare e nderit e Bordit

Ambasadorja Jacobson shprehu kënaqësinë e saj për faktin që do të jetë anëtare e nderit e Bordit të Drejtorëve të Odës Amerikane dhe u zotua se agjenda e saj e punës do të jetë e fokusuar në çështjet ekonomike si parakusht për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Ajo falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për rolin e saj në fuqizimin e sektorit privat dhe për iniciativat për krijimin e një mjedisi më të mirë për të bërë biznes në vend.

Në anën tjetër, presidenti i Bordit të Drejtorëve të Odës Amerikane, Erolld Belegu e informoi ambasadoren për misionin e fundit tregtar dhe forumin kosovar të investimeve të organizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe theksoi se sektori privat mbetet çelësi i zhvillimit ekonomik të vendit. Në të njëjtën kohë, ai kërkoi nga ambasadorja që të ndihmojë në tërheqjen e më shumë investitorëve amerikanë në vend.

Në vijim të takimit, anëtarët e Bordit të Odës Amerikane patën mundësi që të diskutojnë për sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit në Kosovë, duke potencuar rëndësinë e përmirësimit të mëtejmë të komunikimit të mes të Qeverisë, komunitetit të bizneseve dhe shoqërisë civile. /Telegrafi/



 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.