Amerika do ta përkrah bujqësinë

17:02 / 24.09.2012
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të hënën është njohur me punën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), nga ministri Blerand Stavileci pasi ka vizituar këtë dikaster. Ambasadorja Jacobson ka premtuar vazhdimin përkrahjes së SHBA-ve për bujqësinë kosovare.

Ministri i Bujqësisë Blerand Stavileci pasi e informoi ambasadoren Jacobson për përkrahjen financiare dhe profesionale që ju ofrohet fermerëve dhe për programin vjetor të Ministrisë së Bujqësisë, vlerësoi lart edhe përkrahjen që SHBA-të janë duke dhënë për sektorin e bujqësisë përmes projekteve të USAID-it. “Ristrukturimi, revitalizimi dhe transformimi i sektorit të bujqësisë në një sektor modern, të orientuar gjithnjë e më shumë drejt kërkesave të tregut, paraqet prioritet për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ne tashmë jemi duke ndërmarr masa dhe kemi filluar edhe shumë nisma që përshpejtojnë këtë proces”, theksoi ai.

Ndërkaq, ambasadorja Tracey Ann Jacobson, tha se zhvillimi i bujqësisë e ndihmon edhe zhvillimin ekonomik në Kosovë dhe USAID-i do të vazhdojë ta përkrah edhe në të ardhmen këtë sektor. Ajo u interesua për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar bujqësia kosovare dhe duke iu referuar bashkëpunimit që Kosova ka me shtetin e IOËA-s në SHBA, ambasadorja Jacobson shprehu gatishmërinë që ta intensifikoj edhe më shumë bashkëpunimin, me theks të veçantë në këmbimin e praktikave të mira të punës dhe në fushën e arsimit profesional.

Deri më tani, USAID-i ka qenë përkrahës i fuqishëm i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në themelimin e Njësisë për Analiza Ekonomike, në organizimin e Shërbimeve Këshillimore, në krijimin e programit për kredi bujqësore dhe ka ofruar konsulencë edhe për ndërtimin e tre qendrave të mëdha grumbulluese. Gjithashtu, përmes projektit “Mundësitë e Reja për Bujqësi”, në kuadër të fushatës “Për sofrën tonë”, USAID-i është duke e përkrahur fuqishëm edhe promovimin e produkteve bujqësore dhe organizimin e panaireve për kultura të ndryshme bujqësore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:04 / 22.05.2013
Jennifer Aniston

Aniston ka qarë për Jolien

Jennifer Aniston raportohet se ka qarë kur ka dëgjuar për largimin e dyfishtë të gjinjve të Angelina Joliet dhe tash dës...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
10:52 / 22.05.2013
Foto: Arkiv

Pulat e Fushë Kosovës!

Komuna e Fushë Kosovës ka investuar në “kultivimin” e pulave vojse. Në fillim të javës së ardhshme kjo komunë do t'...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.