Arka e shtetit mbushet nga taksat e veturave

9:16 / 22.06.2013

Mbi 40 milionë euro taksa. Kjo është shumë e parave që qytetarët e derdhin brenda një viti në buxhetin e Kosovës, nga taksat që paguajnë për regjistrim të veturave. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, në vendin tonë janë të regjistruara 272 mijë vetura.

Sipas një llogaritje të bërë, del se një qytetarët i Kosovës vetëm për taksa shtetërore paguan fiks 150 euro për ta regjistruar veturën.

Taksat shtetërore që qytetaret i paguajnë sipas përfaqësuesve të kompanive të sigurimeve janë: 25 euro vazhdim libreze, 40 euro taksë rrugore, 10 euro taksë ekologjike, 10 euro taksë komunale, 10 euro ndërrim libreze, 25 euro ndërrim pronari dhe 20 euro për tabela, shkruan “Tribuna”.

Përveç këtyre parave, në buxhetin e Kosovës derdhen edhe miliona euro nga importi i veturave. Sipas Doganave të Kosovës brenda vitit në vendin tonë hynë nga 18000 -20000 vetura, ku vlera e parave të grumbulluara nga importi i tyre sillet nga 80-100 milionë euro në vit. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.