ART: Kodi telefonik +355 pas gjashtë muajsh

16:57 / 6.09.2012
Vendimi për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355, mund të bëhet pas 6 apo 12 muajsh. Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), Ekrem Hoxha tha, se në aspektin teknik një vendim i tillë është i realizueshëm.

Ai ka njoftuar se ekzekutimi i procedurave për ndryshimin e kodit telefonik mund të fillojnë vetëm pasi Qeveria të merr një vendim të tillë. “Qeveria merr vendimin për zëvendësimin e kodit telefonik, ndërsa ART bënë ekzekutimin e punëve teknike. Në momentin kur do të merret ky vendim nga Qeveria, atëherë realizimi i bartjes së kodit +355 mund të bëhet brenda 6 apo 12 muaj”, ka thënë Hoxha.

Sipas tij, në realizimin e këtij projekti nuk paraqet problem lidhja e kontratave nga operatorët e telefonisë mobile me Monaco Telecom për shfrytëzimin e kodit +377 dhe Mobitel nga Sllovenia +386.

“Kontrata që ka Vala me Monacon për shfrytëzimin e kodit telefonik dhe IPKO me Slloveninë, mund të shkëputën në momentin kur Kosova e bën kodin shtetëror”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën e paraqitur nga, deputeti i Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta.

Sipas Rezolutës së miratuar Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të marrë vendim për zëvendësimin e kodeve telefonike aktuale, që i shfrytëzon Kosova (+377, +381 dhe +386) me kodin telefonik të Republikës së Shqipërisë +355. /ORAinfo/Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.