Asgjësohen 64 krerë dhi me brucelozë

17:56 / 29.10.2012
Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit (AUV) ka bërë asgjësimin e 64 krerë dhi në Zhegër të Gjilanit, të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen e brucelozës. Kjo vjen pas alarmit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSGPK) për rastet e njerëzve të infektuar me këtë sëmundje.

Lamir Thaçi, zëdhënës në Agjencinë e Veterinës dhe Ushqimit (AUV), ka deklaruar se Drejtoria e Shëndetit dhe Mirëqenies së Kafshëve e AUV-së me të pranuar informatën e Institutit ka filluar hulumtimin diagnostik të fermave të zonës ku ka identifikuar fermën e cila ka të pranishme këtë sëmundje në bazë të marrjes së mostrave të gjakut nga kafshët të cilat janë dërguar për analiza laboratorike.

“Rezultatet e analizave të kryera kanë konfirmuar praninë e shkaktarit të kësaj sëmundje tek tufa e caktuar në fshatin Zhegër, komuna e Gjilanit. Me identifikimin e fermës nga ana e AUV-së janë ndërmarrë masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes tek kafshët dhe njerëzit, në këtë veprim ferma është futur në izolim ku nuk është lejuar konsumimi i produkteve që dalin nga kjo fermë, pastaj është vendosur masa e ndalimit të lëvizjes së kafshëve dhe nuk është lejuar ripopullimi i fermës në fjalë”, ka deklaruar Thaçi, duke shtuar se, si masë më e mirë mbrojtëse për të ruajtur shëndetin e njerëzve dhe kafshëve të zonës është vendosur të bëhet asgjësimi i kësaj tufe për të pamundësuar që sëmundja të prek të tjerët.

Zëdhënësi Thaçi ka njoftuar se asgjësimi është kryer nën mbikëqyrjen e zyrtarëve të AUV-së qendër, nga Zyra regjionale e AUV-së Gjilan si dhe zyrtarët përgjegjës të Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Procesi është kryer me profesionalizëm duke ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për rate të tilla. Në fillim janë marrë kafshët nga ferma dhe janë transportuar deri në vendin e caktuar larg vendbanimeve ku është bërë therja, groposja, dhe dezinfektimi i hapësirës përreth vendit ku janë groposur kafshët”, ka deklaruar Thaçi.

Sipas tij, ferma e liruar nga kafshët është dezinfektuar dhe është vënë masa e ndalimit të ripopullimit me kafshë të reja në afat prej 6 muajsh nga data e kryerjes së dezinfektimit.

“Me këtë veprim, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë parandalimin e përhapjes së sëmundjes në njerëz dhe kafshë, duke i respektuar të gjitha rregullat ligjore për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm publik”, është shprehur Thaçi. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.