ATK 20 milionë euro të hyra nga lojërat e fatit

14:22 / 18.01.2013

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), gjatë vitit 2012 ka inkasuar 283.9 milionë euro apo 9 për qind më shumë se gjatë vitit 2011, përderisa këtë vit ky institucion ka në plan që të hyra të kenë 301 milionë euro. Kontributet Pensionale janë në vlerë prej 105.1 milionë euro, nga Qendra e Thirrjeve për tatimpaguesit janë realizuar të hyra mbi 2 milionë euro, deri më tash janë lëshuar 86 mijë e 607 numra fiskal si dhe nga konfiskimi i detyrueshëm i pasurisë dhe shitjes së konfiskuar tek 9 tatimpaguesve, janë mbledhur mjete prej 38 mijë e 260 eurove. Sa i përket lojërave të fatit, edhe pse mbledhja e të hyrave të tyre bëhet nga Dogana, u tha se 20 milionë euro shkojnë në buxhet vetëm nga lojërat e fatit.

Drejtori i ATK-së, Behxhet Haliti kur është pyetur për borxhet që janë tashmë 6 vite, e që shuma e tyre ka arritur në 48.1 milionë euro ai ka pohuar se ato nuk është qëllim vetëm të mblidhen por edhe të trajtohen. “Këtë vit, duke filluar nga shtatori, e kemi shpallur vit të trajtimit të borxheve, dhe kemi bërë plane detaje trajtimit. Një prej rreziqeve është edhe trajtimi i tyre dhe faktorët që mund të na ndihmojë që nga gjykatat e tutje.....Kjo çështje mbetet sfidë e trashëguar me radhë dhe ne duhet ta trajtojmë dhe ta mbyllim”, tha Haliti.

Për mosgrumbullimin e të hyrave nga lojërat e fatit, Haliti e ka quajtur lehtësim që këtë punë tashmë e bënë Dogana e Kosovës, por ka treguar shifrën se sa para shkojnë në buxhetin e vendit vetëm brenda një viti nga lojërat e fatit. “Lojërat e fatit janë një njësi e cila ju ka dhënë ATK-së ta menaxhojë. Është një lehtësim i madh që dy vite se ka kaluar në Dogana pjesë e mbledhjes së të hyrave, ndërsa kam informacione se rreth 20 milionë euro janë të hyrat vetëm nga lojërat e fatit. Ne vetëm monitorojmë ato dhe licencojmë”, ka thënë ai.

ATK-ja gjatë vitit 2012 ka hapur Qendrën për Shërbim të Tatimpaguesve në regjionin e Prishtinës, e cila i shërben mbi 28 mijë tatimpaguesve si dhe ka bërë 886 kontrolle, nga të cilat janë vlerësuar me tatimin shtesë në shumë prej 31.5 milionë euro, raporton Kp.

Kreditimi i TVSh-së së paguar me parë në Importe është 377 milionë euro, ndërsa rimbursim/kthime të aprovuara në vlerë 32.733.410 euro. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.