ATK: Nga 1 nëntori deklarimi dhe pagesa e tatimit përmes sistemit elektronik
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton se nga data 31 tetor do të përfundojë mundësia e deklarimit dhe pagesës së tatimit në paga dhe kontributet pensionale përmes formës së vjetër, shkarkimit të formularëve tatimor nga ueb-faqja e ATK-së.Pas kësaj date, deklarimi dhe pagesa për tatimin në paga dhe kontribute pensionale do të bëhet vetëm përmes sistemit elektronik - EDI.
ATK bën të ditur përmes një komunikate se nga data 1 nëntor 2012 mënyra e deklarimit elektronik të tatimeve - përmes EDI-t, do të jetë forma e vetme e deklarimit për të gjithë tatimpaguesit, nga të cilët kërkohet të deklarojnë tatimin në paga dhe kontribute pensionale.
Ky proces është duke funksionuar në nivelin të duhur dhe është vlerësuar lartë si nga komuniteti i biznesit, ashtu edhe nga palët e tjera të interesit.
Sa u përket tatimpaguesve të cilët tashmë janë të regjistruar në sistemin EDI, që nga muaji tetor obligohen që të shkarkojnë edhe njëherë mostrën e listës së pagave, e cila është modifikuar duke përfshirë kolonat shtesë, ku mund të deklarohen edhe kontributet suplementare. /Telegrafi/