Autostrada energjetike Shqipëri-Kosovë nuk do të ndërtohet

9:08 / 23.10.2012
Linja e interkonjeksionit 400 kv Shqipëri-Kosovë, nuk do të ndërtohet nga gjermanët por nga serbo-boshnjakët të cilët janë përzgjedhur nga qeveria shqiptare. Me gjithë paralajmërimet dhe kundërshtitë e hapura të bankës gjermane “KfW”, qeveria duket se ka vendosur zyrtarisht të anulojë tenderin për linjën e interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë.

Sipas Top Channel në një dokument zyrtar thuhet se, Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar zyrtarisht bankën gjermane “KfW”, si financuese e projektit, se pala shqiptare ka vendosur anulimin e tenderit dhe ribërjen e tij. Në një letër të dërguar në shtator, banka gjermane ndonëse rikëshilloi qeverinë të mos e anulonte tenderin, e ka paralajmëruar atë që në rast ritenderimi, duhet t’u përmbahet tre kushteve të panegociueshme për të mos humbur financimin. Sipas letrës, “KfW” do të vazhdojë financimin e projektit nëse tenderi i ri do të ndahet në dy pjesë të veçanta mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Një tjetër kusht i vendosur nga “KfW” është mbajtja e standardeve të larta teknike si kriter në tender, ndërsa kushti i fundit është ai që pala shqiptare të pranojë rezultatin e tenderit. Por, pak ditë më vonë përmes OST-së, qeveria njoftoi zyrtarisht bankën gjermane për anulimin e tenderit dhe vendimin e ribërjes së tij.
Në letër kreu i OST-së, premtonte se institucioni që ai drejton do t’i përmbushë tre kushtet e vendosura nga “KfW”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim

-
 
 
Magazina
10:31 / 19.06.2013
Katy Perry

Perry: Rusell më la përmes SMS-it

Katy Perry ka zbuluar se Russell Brand i kishte dërguar asaj një mesazh në telefon për t’i treguar se dëshiron të divor...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
10:35 / 19.06.2013

Pengohet Kosova në takimin e CEFTA-s në Sarajevë

Është mbajtur takimi i zëvendësministrave të vendeve anëtare të CEFTA-s në Sarajevë, ku u shqyrtuan çështjet lidhur ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.