Avdiu: MF do të përkrah Podujevën në aspektin buxhetor
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka pritur të hënën në takim zëvendësministrin e Ministrisë së Financave (MF), Ramadan Avdiu dhe drejtorin për buxhet të komunave në këtë ministri, Petrit Popova.Në takimin është biseduar për rrjedhën e shpenzimeve buxhetore të Komunës së Podujevës në periudhën e deritashme të këtij viti kalendarik.
Kryetari Agim Veliu e ka njoftuar zëvendësministrin RamadanAvdiu dhe drejtorin Popova për ecurinë e shpenzimeve buxhetore dhe për vështirësitë buxhetore me të cilat përballet Komuna e Podujevës.
Zyrtarët e lartë të Ministrisë së Financave i premtuan kryetarit Veliu se kjo ministri do të kryejë obligimet e saj dhe do ta përkrah Komunën e Podujevës në aspektin buxhetor. /Telegrafi/