Banka Botërore, Kosova e 98

9:17 / 23.10.2012
Për herë të parë që prej përfshirjes së Kosovës në raportin e Bankës Botërore “Të Bërit Biznes”, për vitin 2013 Kosova shënon progresin më të madh në rangimit e kësaj liste. Në krahasim me vitin e kaluar, kur Kosova ishte në pozitën 117, këtë vit vendi ynë është listuar si vendi i 98-të për të bërit biznes nga 183 shtete të botës. Pra, Kosova është ngritur plotë 19 pozita më lartë në raportin më kualitativ të indikatorëve në të bërit biznes, e cila u publikua para pak minutash nga Banka Botërore.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Mimoza Kusari – Lila, duke e pasur si prioritet kyç përmirësimin e ambientit për të bërë biznes, ka drejtuar Task Forcën për reformat e të bërit biznes në Kosovë dhe ka koordinuar implementimin e reformave në përmirësimin e indikatorëve, të cilët dalin nga raporti i Bankës Botërore.

Gjatë kësaj periudhe, janë hapur 26 qendra për regjistrim të biznesit “one-stop-shop” ku bizneset mund t’i kryejnë të gjitha shërbimet në një vend dhe të marrin numrin e regjistrimit të biznesit bashkë me numrin fiskal brenda ditës në një dokument të vetëm. Gjithashtu, janë ndërmarrë një mori reformash me qëllim të përmirësimit të ambientit për të bërë biznes.

“Kosova ka arritur progres në fillimin e biznesit duke eliminuar kërkesën për kapital fillestar, pagesën për regjistrim të biznesit, mbrojtja e investitorëve është forcuar dhe ka përshpejtuar dhe thjeshtësuar procesin për regjistrim të biznesit” – thuhet në raportin e të bërit biznes 2013.

Sipas raportit të Bankës Botërore, mbrojtja e investitorëve është ngritur për 74 pozita më lartë, duke e bërë ngritjen më të madhe krahasuar me indikatorët tjerë të këtij raporti. Ndërsa, progres është shënuar edhe në fillimin e biznesit nga renditja 168 sa ishte vitin e kaluar në 126 si dhe tregtia nëpërmes kufijve është ngritur 7 pozita më lartë.

Vlerësimi i këtij raporti bazohet në 11 indikatorë: fillimi i biznesit, marrja e lejes për ndërtim, sigurimi i energjisë elektrike, regjistrimi i pronës, marrja e kredisë, mbrojtja e investitorëve, pagesa e taksave, zbatimi i kontratave, zgjedhja e pamundësisë së borxhit, tregtia përmes kufjeve dhe punësimi i punëtorëve.

Pavarësisht përmirësimeve në renditje Kosova është prapa të gjithë vendeve të rajoni. Maqedonia është në vendin e 23-të, Mali i Zi të 51-tin, Shqipëria vendin e 85-të dhe Serbia në vendin e 86-të. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:25 / 25.05.2013
Eva Longoria

Eva Longoria e lumtur që është ‘single’

Eva Longoria vazhdon të ndihet shumë e lumtur me jetën si e vetmuar, pasi thotë se nuk ka nevojë për një mashkull në je...
Teknologji
16:01 / 25.05.2013
YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

YouTube me aplikacion të ri për Windows Phone

Google dhe Microsoft kanë rënë dakord të bashkëpunojnë, dhe së bashku të krijojnë aplikacionin autentik të shërbimit...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.