Banka Botërore mbështet projektet energjetike

16:24 / 10.09.2012
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka pritur të hënën në takim, drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore, Jane Armitage dhe shefin e Bankës Botërore për Kosovë Jan-Peter Olters, me të cilët ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në fushën e energjisë me ç’rast është rikonfirmuar mbështetja e këtij institucioni shumë të rëndësishëm ndërkombëtar financiar.

Beqaj me drejtuesit e BB-së ka diskutuar lidhur me procesin e privatizimit të KEDS-it, investimet nga ana e investitorit privat në energjetikë, dekomisionimin e TC Kosova A, e veçanërisht për Projektin e TC “Kosova e Re” pas ndryshimeve në strukturën e tij.

Nga ana e tyre zyrtarët e BB-së kanë nënvizuar mbështetjen për projektet në fushën e energjisë, duke vlerësuar atë ndër sektorët kyç për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjithashtu në këtë takim është diskutuar edhe për Konferencën për energji të ripërtëritshme dhe efiçiencën e energjisë që do të mbahet me 13 nëntor 2012 dhe përgatitjet për vizitën e Ministrit Beqaj në SHBA, ku pritet të takohen me përfaqësuesit e BB-së në Uashington. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
9:14 / 20.06.2013

Hyrja e Kroacisë në BE do të nxisë ekonominë

Pranimi i Kroacisë në Bashkimin Evropian (BE) do të ndihmojë rritjen e ekonomisë së këtij vendi në një periudhë afatm...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.