Banka Botërore partnere e Shqipërisë
Në konferencën e mbajtur me rastin e 20 vjetorit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore (BB), Kryeministri Sali Berisha, shprehu mirënjohjen për ndihmën e dhënë ndër vite. Ai tha se për 20 vite Banka Botërore ka qenë partneri më i shkëlqyer ku falë ndihmës së saj shqiptarët sot gjejnë autostrada, rrugë dhe ura në fshatra dhe qytete, gjejnë porte, shkolla, spitale, qendra shëndetësore dhe vepra të tjera të mëdha, të financuara nga ndihma bujare e BB.“Universi i reformave është bërë falë ndihmës së Bankës Botërore, dhe transformimit epokal të Shqipërisë, mbas urave, rrugëve, spitaleve dhe shkollave, gjenerojnë reformat e mëdha të këtyre sistemeve për ti sjellë ato në përmasat dhe parametrat e një vendi të lirë. BB është avokate e dhimbsur e qytetarëve. Ky institucion nuk ka injoruar në asnjë rast efektet dhe dhimbjen e reformave, por ka bërë gjithçka që ti zbusë këto dhimbje dhe ka qëndruar në anën e atyre që kanë qenë në reformë”, deklaroi Berisha, raporton noa.al.
Në këtë linjë Kryeministri shtoi se Shqipëria duhet të bëjë gjithçka për të arritur nivelin e vendeve të tjera për rimëkëmbjen ekonomike. /Telegrafi/