Banka Botërore vazhdon ta përkrah Kosovën

16:43 / 10.09.2012
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza, ka pritur në vizitë Drejtoreshë e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage dhe Shefin e zyrës se Bankës Botërore në Kosove, Jan-Peter Olters. Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, e në veçanti ecurinë e projekteve të implementuara nga Banka Botërore në Kosovë.

Ministri Bedri Hamza duke falënderuar drejtoreshën Jane Armitage për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Bankës Botërore, ai shprehi përkushtimin e Ministrisë së Financave për mbështetjen maksimale të projekteve të Bankës Botërore, si dhe koordinimin e tyre me qëllim të implementimit të suksesshëm të tyre.

Ministri Hamza, gjithashtu shfrytëzoi rastin që edhe një herë të falënderoi Bankën Botërore për ndihëm e deritanishme financiare që i kanë dhënë Kosovën, si dhe për përkrahjen e shumë projekteve me rëndësi të veçantë për zhvillimin e vendit.

Ndërsa, Drejtoresha e Bankës Botërore për Kosovë dhe Evropën Juglindore, Jane Armitage tha se “Fakti se Kosova ka arritur të dalë nga kriza e eurozonës me financa publike shumë më të mira dhe me shkallë më të lartë të rritjes se sa vendet fqinje është një dëshmi për menaxhimin e fuqishëm nga ana e Ministrisë së Financave të situatës makro-fiskale të vendit gjatë vitit të kaluar”.
“Ju inkurajojmë që të fokusoni përpjekjet në përmirësimin e mëtutjeshëm dhe në forcimin e implementimit të portofolit të projekteve të financuara nga Banka Botërore, një sfidë kyçe dhe prioritet ky për vitin e ardhshëm”, theksoi Armitage. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.