Banka TEB lanson shërbimin “pagesë e taksave online’

13:47 / 28.06.2012
Pasi që industria bankare në Kosovë po zhvillohet vazhdimisht, edhe Banka TEB po vazhdon të mbajë trendin e një prej aktorëve më të rëndësishëm në zhvillimet e kësaj industrie.

Që nga fillimi i operimit të vet në vitin 2008 si bankë e licensuar në Kosovë, TEB-i njihet në treg për produktet inovative dhe të orientuara drejt klientëve si dhe me gamën e gjerë të kanaleve alternative të shitjes që i ofrohen klientëve të vet.

E gjithë kjo ka krijuar një ambient që i mundëson klientëve të gëzojnë një jetë bankare më të lehtë derisa ata përfundojnë transaksionet e tyre bankare.

“Përmes konceptit kreativ dhe inovativ të zhvillimit të produkteve, Banka TEB ka lansuar pagesën e taksave ONLINE për të gjithë klientët e vet biznesor. Pasi që Administrata Tatimore e Kosovës (ATK-së) ka zhvilluar sistemin e vet të deklarimit online, edhe Banka TEB në të njëjtën kohë ka zhvilluar portalin e pagesave në E-banking, duke u bërë kështu banka e parë në Kosovë që ua ofron këtë shërbim klientëve të vet”, thuhet në kumtesë.

Ky shërbim u mundëson njerëzve të kursejnë kohë dhe para duke mos lëvizur nga zyrat e tyre dhe të mos ndalin aktivitetet e tyre biznesore. Mbi të gjitha, ky shërbim do t’u ofrohet falas klientëve për tre muaj ndërsa pas kampanjës, do të jetë edhe më lirë sesa transaksionet në degët e bankës.

E tëra çka klientët duhet të bëjnë është të regjistrojnë kodin e emrit të tyre në ueb-faqen e deklarimit të ATK-së, të kryejnë deklarimin e taksave online dhe format e deklarimit të taksave të tyre automatikisht do të reflektohen në portalin e pagesave të TEB-it ku klientët me një klik kryejnë pagesat. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Teknologji
13:49 / 20.05.2013
Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Rrjeti i biznesit Kozzer.com me mundësi të reja

Portali i bizneseve kosovare Kozzer.com pas një rinovimi disa mujor, është kthyer me një pamje dhe brend të ri. Tani bizne...
Ekonomi
14:19 / 20.05.2013

Rruga e Kombi falimenton tragetet në liqenin e Komanit

Tragetet në liqenin e Komanit ka muaj që janë ankoruar në breg të liqenit, në Fierzë, për shkak të mungesës së udhë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.