Bankat dyfishojnë fitimet

10:06 / 24.08.2012
Vlera neto e kredive të dhëna për klientët nga bankat komerciale që operojnë në Kosovë është rritur lehtë ndërmjet periudhës mars e qershor të këtij viti. Sipas raportit të Bankës Qendrore të publikuar në fund të javës së kaluar, vlera e tërësishme e kredive të bankave ka arritur në 1 miliard e 613 milionë euro deri më 30 qershor.

Krahasuar me muajin mars, vlera e kreditimit është për 37 milionë euro më e lartë. Krahas kreditimit, edhe vlera e depozitave të klientëve në banka është rritur ndjeshëm. Deri në fund të qershorit vlera e depozitave të klientëve në banka arriti në 2 miliardë e 105 milionë euro, apo rreth 15 milionë euro më shumë sesa në tremujorin e parë të vitit.

Me gjithë rritjen e lehtë të vlerës së kreditimit dhe depozitave, bankat komerciale që operojnë në Kosovë kanë dyfishuar profitin ndërmjet periudhës mars-qershor të këtij viti. Profiti i shënuar deri në fund të qershorit kap vlerën prej 16 milionë e 298 mijë eurosh, nga 8 milionë e 672 mijë euro sa ishte në mars, shkruan Koha Ditore.

Profitin më të lartë e ka shënuar “Pro-Credit Bank”. Kjo bankë e ka dyfishuar profitin brenda tre muajve, nga 5 milionë euro sa ishte në mars, në 10.4 milionë euro në fund të qershorit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:50 / 19.06.2013

Kosova e Bullgaria të gatshme të këmbejnë ekspertizën në ekonomi

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Fadil Ismajli ka pritur Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Bobi Bobev, me të cilën...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.