Bankat spanjolle, hua 402 miliardë euro nga BQE

14:50 / 14.08.2012
Bankat spanjolle kanë marrë hua një shifër rekord prej 402 miliardë euro, nga Banka Qendore Europiane (BQE), vetëm gjatë muajit korrik, duke u larguar edhe më tej nga tregjet e kapitalit dhe njëkohësisht kanë shtuar presionin ndaj qeverisë qendore në Madrid që të aplikojë për një paketë të plotë të ndihmës ekonomike.

Bankat kanë huazuar 10 për qind më tepër se muaji qershor kur kjo shifër ishte 365 miliardë euro. Këto të dhëna u publikuan nga Banka Qendore e Spanjës.

Kostoja e lartë e borxhit dhe flluska në pasuritë e patudshme në vitin 2008, kanë larguar bankat spanjolle nga tregjet e bonove. Për këtë arsye bankat e Spanjës po shfrytëzojnë Bankën Qendrore Europiane për të marrë hua dhe nga muaji në muaj vihet re një rritje graduale e shumës së huamarrjes. Në Janar shifra ishte 161 miliardë euro.

Situata është e ngjashme, por pak më akute në Itali. Ashtu si Spanja edhe Roma po përballet me presionin e krizës gjithnjë e në rrije dhe në Korrik bankat italiane kishin marrë hua panë fondeve të BQE, 283 miliardë euro, krahasuar me 281 miliardë në qershor. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
10:34 / 24.05.2013

QKUK-ja, tre milionë euro për kompaninë “amatore”!

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ia ka besuar pastrimin e hapësirave një kompanie që nuk ka asnjë ditë përvo...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.