Baroso kundër zvogëlimit të buxhetit të BE-së

13:51 / 26.07.2012
Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka kundërshtuar fuqishëm përpjekjet për të zvogëluar buxhetin e Bashkimit Evropian në vitin e ardhshëm.

Baroso tha se një gjë e tillë do të kërcënonte planet për të stimuluar rritjen ekonomike dhe punësimin. “Kjo do të linte pasoja për rimëkëmbjen ekonomike, duke pasur parasysh se shkurtimet do të preknin të gjithë”, theksoi ai, në letrën dërguar krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së.

Shtetet, të cilat i kontribuojnë në masën më të madhe buxhetit të Bashkimit Evropian, Finlanda, Franca dhe Gjermania, kanë rekomanduar që ai të zvogëlohet për pesë miliardë euro, ndërkohë që Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia kanë propozuar reduktime edhe më të mëdha.

Komisioni Evropian ka paraqitur projekt-buxhetin për vitin e ardhshëm, i cili parasheh shpenzimin e 138 miliardë eurove ose 6.8 për qind më shumë në krahasim me buxhetin e këtij viti.

Projekt-buxhetin, deri më tash, e kanë përkrahur 17 nga 27 vendet anëtare të BE-së. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:19 / 21.05.2013
Zach Galifianakis, Foto: Getty Images

Galifianakis fton një të pastrehë në premierën e filmit

Komiku Zach Galifianakis ka bërë një gjest mjaft tërheqës në premierën e filmit “The Hangover Part III” në Los Ange...
Teknologji
0:14 / 22.05.2013
Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Apple. brendi më i vlefshëm në botë

Të gjithë e dinë se aksionet e Apple janë duke teposhtëzen gjatë disa muajve të fundit, por a është kjo rënie duke nd...
Ekonomi
16:26 / 21.05.2013
Foto: Ilustrim

Disa lagje në Prishtinë pa rrymë gjatë tërë ditës

Që nga orët e hershme të mëngjesit nuk po punon një linjë e energjisë elektrike në rrugën “Mustafë Statovci” në ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.