Bashkë shoqatat e bujqësisë të Ballkanit

14:11 / 28.06.2012
Për herë të parë në Kosovë po mbahet konferenca e Rrjetit të Shoqatave të Bujqësisë në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Maqedonisë, në këtë takim po merr pjesë edhe një shoqatë nga Serbia, përfaqësuesja e së cilës ka hapur mundësitë për bashkëpunim mes shoqatave të Kosovës dhe Serbisë.

Për dy ditë radhazi në Prishtinë, përfaqësues të shoqatave bujqësore të vendeve të rajonit, do të diskutojnë për krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim mes vendeve rajonale në fushën e bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, tha se kjo ministri po synon që të përforcojë bashkëpunimin me vendet e rajonit në fushën e bujqësisë. “Vendi ynë edhe përkundër faktit se në procesin e integrimit qëndron pak lë larg krahasuar në vendet e rajonit, ne si Ministri kemi filluar t`i zbatojmë skemat përkrahëse të financuara nga buxheti shtetëror, ku i kemi përfshirë të gjitha kërkesat dhe funksionet kryesore që dalin nga politikat e Bashkimit Evropian për Bujqësi”, tha Stavileci.

Në këtë takim po merr pjesë edhe një shoqatë nga Serbia. Maria Ognjenoviç përfaqësuese e shoqatës “Agromrezha” tha se ky takim do të ndikojë në thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.

“Shoqata “Agromrezha” ka bërë përpjekje që ta gjejë një partner nga Kosova të cilat së bashku do të aplikonin për grante në Bashkësinë Evropiane. Mirëpo gjatë përpjekjeve tona për të identifikuar një partner në Kosovë, kemi hasur në disa probleme. Por, unë shpresoj se në të ardhmen nuk do të kemi më probleme të cilat kryesisht kanë qenë probleme administrative”, theksoi ai, transmeton RTK-Radio.

Projekti për mundësitë e bashkëpunimit rajonal do të zbatohet nga Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës gjatë tri viteve të ardhshme. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
16:19 / 24.05.2013
Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Edhe Google synon Waze, për 1 miliard dollarë

Google, krijuesi i sistemit operativ Android, është duke e konsideruar blerjen e shërbimit mobil të hartave, aplikacionin W...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.