Bashkëpunojnë për kontabilitet

10:52 / 23.05.2012
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK) ka nënshkruar tw merkuren marrëveshjen e bashkëpunimit me Institutin e Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë (IEKA). Kjo marrëveshje ka si objektiv vendosjen e bashkëpunimit midis të dy organizatave profesionale, në mënyrë që të krijohet një urë lidhëse midis profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit të këtyre dy vendeve, si dhe të bashkohen forcat në zhvillimin e profesionit dhe implementimin sa më të drejtë të standardeve ndërkombëtare të cilat janë të reja si për Kosovën ashtu edhe për Shqipërinë.

Kryetar i Shoqatës së Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës, Nazmi Pllana, tha se me anë të kësaj marrëveshje vendosën themelet për një bashkëpunim afatgjatë në mes të dy shoqatave në fushën e kontabilitetit dhe auditimit. ai po ashtu tha se shoqatat do të punojnë bashkërisht në ngritjen dhe zhvillimin e profesionit të kontabilitetit. “Fushat tjera të bashkëpunimit janë në lëmin e përkthimit dhe interpretimit të dokumenteve dhe publikimeve të ndryshme të FNK-së, si dhe në shkëmbimin e publikimeve dhe materialeve të ndryshme në revistat profesionale në Shqipëri, Kosovë, si dhe në vendet tjera”, theksoi Pllana.

Kurse, Diana Ylli, Kryetare e Këshillit Drejtues të Institutit të Ekspertëve Kontabël të Autorizuar të Shqipërisë tha se kjo marrëveshje në është institucionalizimi i një bashkëpunimi disa vjeçar që ekziston ndërmjet organizatave tona. Ky bashkëpunim ka filluar me shkëmbimin e literaturës, trajnimeve të përbashkëta apo pjesëmarrjes së trajnerëve tanë gjatë trajnimeve të organizuara në Kosovë”, theksoi Ylli.

IEKA dhe SHKÇAK janë organizata anëtare të Federatës Ndërkombëtare të Kontabilistëve (FNK), e cila është një organizatë globale për profesionin kontabël në përbërje të të cilit janë 155 organizata anëtare dhe organizata të asociuara nga 118 vende të botës, që përfaqësojnë 2.5 milionë profesionistë kontabël, misioni i deklaruar i të cilit përfshin shërbimin ndaj interesit publik. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.