BB, paralajmëron ekonomitë e Azisë

16:03 / 8.10.2012
Banka Botërore (BB) thotë në një raport se ka ulur parashikimin e saj për rritjen ekonomike të rajonit të Azisë Lindore dhe asaj të paqësorit. Në raport thuhet se ka rreziqe të mëdha që ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në Kinë të jetë akoma më i madh.

Situata të përkeqësohet më shumë se parashikimi për ekonominë e dytë të botës dhe kjo situatë të zgjasë për një periudhë më të gjatë se parashikimet e kryera më herët. "Ngadalësimi i aktiviteti ekonomik në Kinë, këtë vit, ka qenë në vlerë të lartë dhe ka frikë se mund të përshpejtohet akoma më shumë”, thotë Banka Botërore në raportin për rajonin që publikoi në Singapor.

Kreditori ndërkombëtar thonë në këtë raport se, planet ambicioze të qeverive rajonale për investime mund të përballen me probleme të financimit", të paktën për shkak se do të ndjejnë efektet e ftohjes së tregut të pasurive të patundshme që do të ulë të ardhurat nga shitjet”.

Sipas vlerësimeve të bankës botërore ekonomia e Kinës do rritet me 7.7 për qind në këtë vit kundrejt 8.2 për qind që u parashikua në maj. Ndërsa për vitin 2013 banka botërore parashikon rritje me 8.1 për qind kundrejt parashikimit për rritje 8.6 për qind që bëri në muajin maj.

Për të gjithë rajonin banka botërore parashikon që vendet në zhvillim të regjistrojnë rritje me 7.2 për qind në këtë vit dhe 7.6 për qind në vitin 2013. shifrat janë më të ulëta se parashikimet e muajit maj respektivisht në vlerat e 7.6 për qind dhe 8.0 për qind. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:07 / 19.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’shoh Përmas”, lansohet videoklipi i jashtëzakonshëm

Një prej hip hop grupeve më të suksesshme shqiptare, Tingulli 3nt, ka publikuar projektin e ri, këngën me videoklip të ti...
Teknologji
9:11 / 19.05.2013
Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Yahoo bën gati 1.1 miliardë për Tumblr

Bordi ekzekutiv i motorit të madh të kërkimit në internet, Yahoo do të takohet sot për të votuar ose jo blerjen mikro-bl...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.