BE “braktis” tregun amerikan

17:03 / 23.07.2012
Kriza në Eurozonë ka bërë që ndikimi i ekonomisë europiane mbi atë amerikane të jetë në zvogëlim të vazhdueshëm, duke arritur kuotat më të ulta në shumë vjet.

Në një shkrim të “Financial Times”, në të cilin merreshin në analizë asetet amerikane të mbajtura nga bankat e BE-së, shihej se vlera e tyre është pjesëtuar me trë në pesë vitet e fundit.

Si rrjedhojë e falimentimeve, vështirësive financiare dhe shitjes së kredive në banka të tjera për të prodhuar likuiditete për përballimin e krizës, asetet amerikane në Europë tashmë kapin vlerën e 540 miliardë dollarëve, nga 1,51 trilion dollarë, në kulmin historik të shtatorit 2007.

Edhe vetë qeveritë kombëtare kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate, duke vendosur pengesa për lëvizjen e lirë të kapitaleve jashtë Europës, në një periudhë të tillë vështirësie në kontinent.

Numri i aseteve amerikane në dorë të bankave europiane ka arritur aktualisht vlerën më të ulët që prej vitit 2005. ”Është shumë domethënëse ajo që po ndodh”, tha Doug Landy, një ekspert financiar i “Allen & Overy”. “Duket sikur po ndodh rikthimi në një situatë të ngjashme me 10-20 vjet më parë, kur ndërlidhja me bankat europiane ishte shumë më modeste, ndërsa investimet dhe bilancet e tyre shumë më strikte”. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.