BE, gjashtë miliardë euro për punësimin e të rinjve

13:15 / 16.03.2013
Samiti i pranverës për udhëheqësit evropianë në Bruksel fokuson krizën ekonomike kësaj here në aspektin e trazirave sociale, masave shtrënguese dhe refuzimit të buxhetit 2014- 2020 nga Parlamenti Evropian. Udhëheqësit e BE-së ranë dakord për një interpretim më fleksibil përsa i përket disiplinës buxhetore të Bashkimit Evropian për të mundësuar kapërcimin e një papunësie rekord dhe recesionit të shkaktuar nga kriza e borxheve duke lejuar më shumë liri veprimi për investime publike.

Në ditën e parë të punës, në fokus ishte papunësia e një marrëveshje e vështirë për të shmangur krijimin e të ashtuquajturit "Brez i humbur i të rinjve".

Në një konferencë për shtyp në përfundim të takimit, Presidenti i Këshillit Herman Van Rompuy konfirmoi se kishte marrëveshje midis liderëve për një strategji ekonomike që do të balanconte rivendosjen e stabilitetit financiar e investimet publike për të krijuar rritje ekonomike dhe vendet të reja pune.

"Kemi akorduar 6 miliardë euro, të destinuara për të luftuar papunësinë e të rinjve. Kjo nismë është një nga arsyet pse unë shpresoj se një marrëveshje mes Këshillit dhe Parlamentit për planin financiar do të arrihet së shpejti", tha Van Rompuy.

Ndarja veri- jug në Evropë behet gjithnjë e më domethënëse komentojnë analistët ku jugu i Evropës shton thirrjet për më pak presion për të arritur objektivat e deficitit, por Veriu, i udhëhequr nga Gjermania, mbetet i ankoruar në strategjinë për reforma strukturore.

Konkluzionet e Këshillit mbeten një rrugë e mesme. Disiplinë fiskale dhe qasje e hapur ndaj rritjes, është koncept i ri i adoptuar nga liderët evropianë për të zbutur masat e kursimit. Por në praktikë, qeveritë po reduktojnë shpenzimet e nuk po ndërmarrin hapa në rritjen e taksave, çka nënkupton se do të duhet edhe më shumë kohë për të balancuar deficitin. Kështu vihet në dyshim nëse do të jetë kjo receta e suksesit për të krijuar më shumë vende pune e për t'u orientuar drejt rritjes ekonomike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.