Bechteli e Strabagu në garë

11:13 / 8.10.2012
Kompania amerikane, Bechtel dhe ajo austriake, Strabag kanë hyrë në garë për ndërtimin e autostradës së dytë, Prishtinë-Hani i Elezit. Këto dy kompani ishin konkurrentët kryesorë para 4 vitesh për ndërtimin e autostradës Morin-Merdar. Në Ministrinë e Infrastrukturës, konfirmojnë se të dy kompanitë kanë dorëzuar dokumentacionin e tyre për shprehje të interesit.

Pas katër vjetësh, kompania amerikane, Bechtel dhe ajo austriake, Shtrabag kanë hyrë në garë për ndërtimin e autostradës Prishtinë – Hani i Elezit.

Dy këto kompani ishin konkurrentët kryesorë për ndërtimin e autostradës Morin – Merdar, të cilën e fitoi Bechtel. Tash, pas shpalljes së shprehjes së interesit nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup, Bechtel dhe Shtrabag kanë konkurruar të parët.

Aktualisht, procesi është në fazën e parë, atë të shprehjes se interesit, prej ku më pas kompanitë konkurruese pritet të marrin pjesë pas shpalljes se tenderit, shkruan Express.

Edhe në Ministrinë e Infrastrukturës, kanë konfirmuar se këto dy kompani janë në garë për projektin e ri kosovar. Në garë është edhe një kompani turko-italiane në konzorcium. “Strabagu dhe Bechteli, si dhe disa konzorciume të tjera e kanë paraqitur dokumentacionin në Zyrën e prokurimit për shprehje te interesit”, tha këshilltari Lah Nitaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.