Bechteli ndërton edhe autostradën për Shkup?

9:14 / 23.07.2012
Pas autostradës Morinë-Merdare, kompania amerikane Bechtel, duket se do ta ndërtojë edhe atë Prishtinë-Shkup. Zëdhënësja Ela Ruqi konfirmon se Bechtel do të marrë pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti. Burime të Express, thonë se kjo kompani, sipas gjitha gjasave, është konkurrenti më serioz për ta fituar këtë tender, i cili shpallet në vjeshtë.

Bechtel-Enka nuk do të ndalet vetëm me ndërtimin e autostradës Morinë-Merdare. Kjo kompani po pretendon që ta marrë përsipër edhe ndërtimin e autostradës që e lidh Prishtinën me Shkupin. Megjithëse ende nuk është hapur tenderi, zyrtarët e Bechtel-Enkës kanë konfirmuar se do të jenë konkurrentë në garë, në momentin që do të shpallet tenderi.

“Ne momentin që do të shpallet tenderi, sigurisht që do të marrim pjesë në tenderin për ndërtimin e këtij projekti”, ka thënë zëdhënësja për informim në këtë kompani, Ela Ruqi, në një prononcim për Express.

Sipas saj, është normale që Bechtel si kompani ndërtimore të konkurrojë aty ku mendon se mund të marrë punë.

Ndërkaq, burime të gazetës brenda Qeverisë se Kosovës thonë se tashmë kanë filluar bisedat jozyrtare mes përfaqësuesve të kompanisë dhe institucioneve vendimmarrëse të Qeverisë së Kosovës.

Kjo kompani po shihet si më pretendente për t’ia besuar punën nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës. “Bisedat kanë filluar dhe Bechtel shihet si pretendente edhe në autostradën e dytë”, ka thënë ky burim. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.