Bëni një hap përpara në karrierën tuaj me diplomë në MBA

9:31 / 26.02.2013

Për të vendosur për një program MBA është punë e vështirë. Janë shumë shkolla, mijëra lista dhe vlerësime, çdo shkollë ofron pak a shumë gjërat e njëjta, andaj ku duhet të filloni kërkimin tuaj dhe si ta bëni zgjedhjen e duhur. Zakonisht ju investoni njëherë në MBA, andaj sigurohuni të jetë i mirë.

Nëse e pyesni Amalia Badescu, drejtor ekzekutiv në një kompani mediatike nga Romania, pse ajo vendosi ta bëjë MBA-në, përgjigja e saj është e qartë: “Ekonomia nëpër botë pësoi varfërim të thellë viteve të fundit. Në industrinë time (media), ashtu si dhe në të tjerat, të gjitha instrumentet menaxheriale tradicionale dështuan të ndalojnë erozionin e të hyrave dhe përfitimit. Jam dëshmitare e falimentimit të disa kompanive mediatike dhe mbylljen e tyre, dikur si brende të suksesshme mediatike. Ishte shumë e qartë për mua se ndryshimet janë krruciale dhe unë vendosa që ky ndryshim të filloj me mua: mënyra ime e të menduarit, vepruarit dhe sjelljes. MBA është, për mendim timin, shkaktare e ndryshimit dhe hapi i parë për tu bërë menaxher më i mire, kolege si dhe preson në përgjithësi”.

Atëherë, si do ta bëni zgjedhjen mes qindra shkollave dhe programeve të ofruara? Në vend që të shkoni përmes vlerësimeve, filloni t’i vendosni objektivat dhe nevojat e juaja dhe vendosni në bazë të prioriteteve tuaja. A është kualiteti i fakultetit i rëndësishëm për ju? Sa kohë mund të investoni? Çfarë ndodh nëse përputhen oraret me afatet e projekteve tua kryesore? Cila është shuma të cilën ju jeni të gatshëm ta paguani? Çfarë kolege të klasës do të dëshironit të jetë rrjeti juaj i biznesit? Sa larg duhet të jetë shkolla nga shtëpia juaj apo vendi se ku punoni? Cilat janë referencat e alumnive për shkollën dhe programin? Çfarë lloji të diplomës do të merrni?

Nëse kualiteti i programit dhe koha larg zyrës ndikojnë tek ju, shikojeni një nga shkollat më të njohura ndërkombëtare afër Sllovenisë – IEDC – Bled School of Management. Përgjatë më shumë se 25 viteve histori, mbi 53.000 njerëz nga 70 vende të botës, përfshirë edhe Kosovën, kanë ndjekur programe të ndryshme në IEDC.

Megjithëse për çdo person arsyet për të ardhur në IEDC janë të ndryshme, shumica e përmendin vlerën më të mirë të parave, kualiteti i fakultetit, lëndët ndërkombëtare, fleksibil gjysmë-orari i formatit të programit për ekzekutivë të zënë, si dhe menduar shumë mirë përmbajtjen dhe përbërjen e programit mësimor.

Nëse ju ndodh që ta vizitoni Sllovenin dhe Bledin, bëj një vizitë në kampusin e IEDC. Nëse jo – IEDC – Bled School of Management organizon konsultime për EMBA në Prishtinë me date 6 mars në Swiss Diamond Hotel nga ora 18.00 – 20.00. Regjistrohuni online dhe takoni stafin për të parë më për së afërmi nëse EMBA program i ofruar nga IEDC është zgjedhja e duhur për ju! /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.