Beqaj prezanton potencialet e Kosovës në Londër

16:41 / 11.10.2012
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka marrë pjesë në konferencën Kosovë- Britani e Madhe për tregti dhe investime që u mbajt në Londër me 10-11 tetor, ku para investitorëve britanikë janë prezantuar potencialet e Kosovës për investime, ndërsa ka mbajtur një ligjëratë në Universitetin e Sheffield-it.

Ministri Beqaj me këtë rast ka vënë në dukje se Republika e Kosovës në vazhdimësi është duke përmirësuar mjedisin për investime, duke përmendur legjislacionin dhe garancitë që ofron vendi për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të jashtme.

Kreu i MZHE-së ka ritheksuar se sektorët potencialë për investime janë energjia, minierat, teknologjia informative, industria e përpunimit të ushqimit, metalit, drurit, tekstilit etj, ndërsa ka siguruar investitorët se do të kenë mbështetjen institucionale.

Ministri Beqaj ka nënvizuar orientimet e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sektorit privat, i cili do të jetë bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, derisa ka përmendur angazhimin e institucioneve për reformën e strukturës së ekonomisë dhe përmirësimin e shërbimeve.

Beqaj ka njoftuar investitorët edhe me projektet që janë në proces, siç janë privatizimi i 75 për qind të aksioneve të PTK-së, ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, projektet e energjisë së ripërtërishme dhe privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:39 / 25.05.2013
Joana

Joana: Ish- i dashuri kërkoi që të ktheheshim bashkë

Njëra nga banoret mjaft të përfolura në edicionin e gjashtë të “Big Brother”, Joana, ka thënë se beson që lidhja e...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.