Beqaj takoi sindikalistët e Distribucionit dhe Furnizimit

16:53 / 24.10.2012
Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZHE), Besim Beqaj ka pritur në takim një delegacion të Sindikatës së Distribucionit dhe Furnizimit të prirë nga kryetari i saj, Fehmi Pajaziti me të cilët diskutoi zhvillimet e fundit në këtë kompani.

Në takimin që u mbajt me kërkesë të sindikalistëve, i pranishëm ishte edhe drejtori menaxhues i Korporatës Energjetike të Kosovës, Arben Gjukaj ku u shqyrtuan shqetësimet e sindikalistëve, ndërsa u theksuan obligimet që ka Kosovo Çalik Limak Energy ndaj punëtorëve.

Ministri Beqaj tha se performanca individuale është mënyra më reale e vlerësimit të punëtorëve, ndërsa shtoi se MZHE garanton të gjithë punëtorët se në rast se vërtetohet se ka çfarëdo shkelje të të drejtave të tyre, kryesit e tyre do të kenë përgjegjësi.

Me këtë rast, kreu i MZHE-së ka ritheksuar angazhimin e Qeverisë që me rastin e privatizimit të Distribucionit të KEK-ut interesat e punëtorëve të mbrohet maksimalisht, gjë që edhe është arritur përmes sigurimit të kontratave trevjeçare.

Nga ana e tyre, sindikalistët kanë falënderuar ministrin për gatishmërinë që ka treguar për të dëgjuar shqetësimet e tyre dhe u pajtuan që shqetësimet e tyre t‘i adresojnë konform kornizës ligjore dhe institucionale. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
11:32 / 19.06.2013

Fillon ekzekutimi i subvencioneve për grurë

Ka filluar ekzekutimi i pagesave direkte për grurë me rritje për 25 për qind nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.