Beqaj: Zhvillimi i sektorit privat prioritet i Qeverisë

17:01 / 23.08.2012
Synimi i Qeverisë së Kosovës është që sektori privat të bëhet bartës i zhvillimit ekonomik të vendit, ka deklaruar ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj gjatë vizitës që i bëri kompanisë “Abi” në Prizren.

Beqaj me këtë rast është pritur nga menaxheri i kësaj kompanie, Irfan Fusha me të cilin ka dikutuar për aktivitetin e saj dhe sfidat me të cilat ballafaqohet, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për bizneset private.

Ministri Beqaj ka deklaruar me këtë rast se politikat qeveritare janë të orientuara kah krijimi lehtësirave fiskale dhe administrative me qëllim të krijimit të kushteve sa më të volitshme për zhvillimin e biznesit, duke shtuar se sektori prodhues është i një rëndësie të veçantë.

Nga ana e tij, drejtuesi i kompanisë “Abi”, Irfan Fusha e ka njoftuar ministrin Beqaj me punën e kësaj kompanie të që merret me përpunimin e produkteve ushqimore, ku hyjnë përpunimi i qumështit, pemëve dhe perimeve.

Ai ka bërë të ditur se kjo kompani ka rreth 1000 të punësuar, ndërsa ka shtuar se për zhvillimin e sektorit privat përkrahja institucionale është më se e domosdoshme, për çka ma marrë mbështetjen e ministrit Beqaj. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
13:10 / 21.05.2013
Alban Dudushi

Dudushi kërkon divorc

Alban Dudushi ka vendosur të shkëputet edhe ligjërisht nga bashkëshortja e tij tashmë e larguar, Nigda Dako.
Teknologji
15:40 / 20.05.2013
Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Komisioni Evropian premton treg unik mobil, para vitit 2015

Edhe pse Bashkimi Evropian promovon integrimin më të thellë mes shteteve anëtare, kjo gjë nuk vërehet tek çmimet e roami...
Ekonomi
13:29 / 21.05.2013

Për arsye politike Kosova nuk ka kod telefonik

Për shkak të arsyeve politike Kosovë e shfrytëzojnë prefiksin e Sllovenisë dhe Serbisë, kështu u tha të martë në hap...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.