Berisha: Bankat, masa për të nxitur rritjen ekonomike

13:39 / 26.10.2012
Kryeministri Berisha ka kërkuar sot nga bankat që operojnë në Shqipëri të marrin masa për të nxitur rritjen ekonomike. Duke folur në konferencën e 10-të ndërkombëtare të Bankës së Shqipërisë, kryeministri Berisha theksoi ekonomia shqiptare i përballoi me sukses krizës ekonomike.

“I bëj thirrje të gjitha bankave të vendit të bëjnë çdo gjë që të nxisin rritje ekonomike, sepse kjo është Leva e Arkimedit për të përballuar efektet e krizës. Ekonomia jonë është një ekonomi që ka një propocion të shkëlqyer midis pagave dhe kredibilitetit”, tha Berisha.

Gjithashtu Kryeministri Berisha u kërkoi bankave të modernizojnë shërbimet për qytetarët.

"U bëj thirrje bankave të vendit të marrin të gjithë masat për të rideminsionuar produktet dhe shërbimet në këtë vend. Ju keni bërë progres shumë të madh, keni mbështetur një rritje të ekonomisë shqiptare në kushte të vështira, jeni përballuar me vështirësi por keni pasur mbështetjen e BSH-së dhe të qeverisë. Duhet të ketë një etapë të re të shërbimeve për qytetarët, të modernizimit në çdo skaj të vendit. Qytetarët shqiptarë nuk mund të pranohen siç kanë qënë 6 vjet më parë. Unë i ftoj bankat që të bëjnë përpjekje të mëdha për një modernizim të shpejtë dhe të gjithanshëm të shërbimeve që u ofrohen qytetarëve”, tha Berisha, transmeton “Ora News”.

Kreu i qeverisë shqiptare gjithashtu i bëri thirrje edhe vendeve të Eurozonës të përpunojnë një strategji ndihme në mënyrë që të kufizohet kriza ekzistuese dhe të parandalohet përhapja e saj.

"Kjo strukturë nuk do mund të funksionojë nëse ajo paraqitet njëlloj sikur s`ka ndodhur gjë. Kemi të bëjmë me një krizë të thellë në qendër e cila shkon drejt periferisë prandaj duhet një përballje emergjente dhe më e veçantë”, shtoi Berisha.

Kryeministri ka vlerësuar edhe rolin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar në vend.

"Banka e Shqipërisë vjen si një histori e madhe suksesi. Ajo kryesoi likuidimin e një borxhi që ishte ndaluar me kushtetutë, e likuidoi atë në mënyrën më të shpejtë, mbrojti stabilitetin financiar dhe leku është një nga monedhat më stabile të Evropës dhe më gjerë. Banka e shtetit është shndërruar në një katalizator të madh të zhvillimit të sistemit bankar”, tha Berisha. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
17:26 / 22.05.2013
Trevor Bolder

Ndërron jetë basisti i Bowiet dhe “Uriah Heep”

Basisti i grupit “Spiders From Mars” (me frontmen David Bowien), Trevor Bolder, ka ndërruar jetë në moshë 62 vjeçare.
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.