BERZH rritja ekonomike, në Shqipëri 1.2%

8:06 / 30.10.2012
Banka Europiane për Rindërtim ul parashikim për rritjen ekonomike të Shqipërisë. BERZH vetëm gjatë muajit korrik e përcaktoi rritjen ekonomike për Shqipërinë1.2 për qind, ndërkohë që në raportin e fundit rritja ekonomike rishikohet dhe vlerësohet vetëm 0.6 për qind për vitin 2012.

 Kjo tkurrje e rritjes ekonomike sipas raportit më të fundit të BERZH vjen si pasojë e përkeqësimit të krizës ekonomike tek dy partnerët tanë më të rëndësishëm tregtar, Italia dhe Greqia. Shqipëria realizon shkëmbimet më të shumta tregtare me këto dy vende të cilat po përballen me probleme financiare të cilat po thellohen gjithmonë e më shumë.

Ndërkohë që ulja e remitencave sipas BERZH është një tjetër efekt që ka ndikuar në uljen e parashikimit për rritjen ekonomike, pasi emigrantët shqiptarë janë të punësuar kryesisht në Greqi dhe Itali. Një tjetër element i cili vlerësohet si me rrezik është edhe niveli i borxhit publik, i cili vlerësohet në limitet e tij. Shifra për rritjen ekonomike 0.6 për qind është një parashikim i cili afrohet me atë të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili e ka vlerësuar rritjen e ekonomike të Shqipërisë për këtë vit vetëm 0.5 për qind.

Ndërkohë që për 2013 BERZH parashikon një shifër më optimiste, duke e vlerësuar rritjen ekonomike me 1.4 për qind. Në raport theksohet se shumë ekonomi të Europës janë të pasigurta dhe rrezikojnë prej sistemit financiar. Ajo që vihet re është fakti se parashikimi i qeverisë për një rritje ekonomike prej 3 për qind për këtë vit qëndron mjaft larg parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare financiare. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.