Bie papunësia në Turqi
Sipas shifrave të muajit maj numri i të papunëve ka regjistruar një rënie 1.2 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në bazë të kësaj norma e papunësisë momentalisht është 8.2 për qind Instituti i Statistikave të Turqisë ka publikuar shifrat e papunësisë për periudhën maj 2012. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për këtë periudhë është realizuar me 50.5 për qind.Numri i të papunëve në mbarë Turqinë është reduktuar me 278 mijë vetë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe ka rënë në 2 milionë e 272 të papunë.
Në zonat urbane papunësia është ulur me 1.5 pikë dhe është realizuar me 10.1 për qind, kurse në zonat rurale është ulur me 0.9 pikë dhe është realizuar me 4.5 për qind.
Kurse punësimi në sektorin privat jobujqësor është rritur me 747 mijë vetë. /Telegrafi/