Bien tregjet aziatike nga frika e euros

11:18 / 12.06.2012
Tregjet aziatike kanë rënë nga frika e krizës së borxhit në eurozonë, pasi kostoja e huave për Spanjën dhe Italinë u ngrit.

Bursa japoneze Nikkei, ajo koreano-jugore Kospi dhe Hang Seng e Hong Kongut ranë pranë kuotës 1 për qind. Ditën e hënë, të ardhurat nga bondet spanjolle u rritën deri në 6.5 për qind, ndërsa ato nga bondet 10-vjeçare italiane në 6.032 për qind.

Analistët thonë se kjo tregon se ka shqetësime për gjendjen financiare të vendeve evropiane, pavarësisht ndihmës për bankat spanjolle.

“Është kuptuar se Spanja, teksa siguron para për bankat e saj, do të rrisë borxhin kundrejt GDP-së”, ka deklaruar Paul Zemsky, drejtor i ING Investment Management.

“Ata po marrin hua para, duke mos bërë asgjë për rritjen ekonomike. Sot ne nuk jemi të shqetësuar për rënien e sistemit bankar spanjoll, por përveç kësaj, asgjë s’ka ndryshuar”, ka thënë Zemsky.

Gjithsesi, teksa kriza po përhapet edhe në vende të tjera veç Greqisë dhe Portugalisë, si në Spanjë dhe Itali, ekziston frika se rritja në rajon mund të ngadalësohet edhe më tej, transmeton TCH.

Analistët thonë se është kjo arsyeja kyçe që ka shkaktuar rënien në tregjet në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë ditën e hënë, pas euforisë fillestare të shkaktuar nga ndihma prej 100 miliardë eurosh e njoftuar në fundjavë për Spanjën. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.