Birra e Pejës eksportohet në Greqi

18:48 / 14.09.2012
Zëvendëskryeministra dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari – Lila të premten ka vizituar fabrikën e Birra Pejës , ku nga afër është njoftuar për punë dhe prodhimin që po bëhet nga drejtuesit e fabrikës. Kusari – Lila ka premtuar lehtësira për të përmirësuar pozitën e bizneseve në vend.

Në vizitën e saj të parë në kompaninë “Birra e Pejës”, ministrja Mimoza Kusari - Lila u njoftua me punën dhe investimet që kjo kompani është duke bërë. “Është mbresëlënëse të shohësh zëvendësimin e importit me prodhim vendor. Ne jemi të përkushtuar të lehtësojmë barrierat tregtare në mënyrë që Birra Peja pore dhe prodhimet tjera vendore të mund të eksportojnë për në BE dhe vende tjera”, theksoi ministrja Kusari – Lila.

Deri më tani, sipas drejtuesve të kësaj fabrike Birra Peja ka investuar 22 milionë euro në fabrikë. Birra Peja së fundi ka filluar eksportin edhe në Greqi, epo ashtu së shpejti pritet prodhimi i katër lloje të pijeve jo-alkoolike.

Zëvendëskryeministrja Kusari – Lila të premten po ashtu ka vizituar edhe kompaninë “Gruda”, e cila merret me bletari si dhe fabrikën e mobileve “Gacaferri”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Ministrja MImoza Kusari – Lila, gjatë vizitës tek Birra e Pejës
Ministrja MImoza Kusari – Lila, gjatë vizitës tek Birra e Pejës

-
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.