Bizneset dhe Investimet në Kosovë promovohen në Britaninë e Madhe

15:47 / 11.10.2012
Zëvendëskryeministrja Mimoza Kusari-Lila është duke udhëhequr një delegacion të përbërë nga dhjetëra biznese dhe përfaqësues të institucioneve publike në Britaninë e Madhe me qëllim të promovimit të mundësive të bashkëpunimit dhe investimeve në Kosovë.

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) Mimoza Kusari-Lila është takuar me Lord Stephen Green, Ministër për Tregti dhe Investime me të cilin ka diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis dy vendeve në ofrimin e përkrahjes, promovimit dhe informatave për bizneset që dëshirojnë të investojnë në Kosovë. Lord Green ka premtuar përkrahjen dhe ndihmën e institucionit që ai drejton në promovimin e Kosovës si vend potencial për investime britanike. Ai gjithashtu ka ofruar edhe ndihmën e institucionit të tij në ngritjen e kapaciteteve të APIK.

Në ditën e parë të vizitës delegacioni kosovar vizitoi qytetin Sheffield, i njohur si vendi i dytë më i zhvilluar ekonomikisht në Angli. Nën mikpritjen e Odës Ekonomike të Sheffield-it është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit midis bizneseve nga të dyja vendet.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Kusari-Lila tha se Kosova ofron mundësi shumë të mira për tërheqjen e investimeve nga Sheffield-i. “Kosova ka qenë një vend i industrializuar dhe presim shumë shpejt të ri-industrializohet sërish. Në besojmë që përvoja e bizneseve në Sheffield, posaçërisht në fushën e energjisë, minierave dhe industrisë përpunuese mund të jetë shembull për zhvillimin e këtyre industrive në Kosovë”, theksoi Kusari-Lila.

Kurse,ministri i Zhvillimit Ekonomik Besim Beqaj prezantoi mundësitë investive në sektorin e energjisë dhe ndërmarrjeve publike, ndërsa Valdrin Lluka, Kryeshef i Agjencisë për Promovim të Investimeve prezantoi projektet konkrete ku mund të investohet në Kosovë si dhe mundësitë tjera të një mori sektorëve me potencial për tërheqje të investitorëve.

Në ditën e dytë të vizitës, pjesëmarrësit e delegacioni kosovar prezantuan mundësitë investive para një grupi të bizneseve në Londër të organizuara nga Oda Ekonomike e Londrës. Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, duke përfshirë edhe ministrin e Bujqësisë, Blerand Stavileci kanë diskutuar për mundësitë e investimeve dhe të bashkëpunimit ndërmjet bizneseve të dy vendeve.

Gjatë gjithë kohës bizneset nga Britania e Madhe kanë shprehur interesimin e tyre dhe vullnetin e mirë që të investojnë dhe të rrisin bashkëpunimin me Kosovën. Ato posaçërisht ishin të interesuara për sektorët e minierave, energjisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit.

Kjo vizitë është organizuar nga Agjencia për Promovim të Investimeve e Kosovës (APIK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Britanike dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Gjatë tre vjetëve të fundit Kosova ka pasur vazhdimisht rritje të eksportit në Britaninë e Madhe. Gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti eksporti me këtë vend ka shënuar rritje prej 140.3% krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar.

Gjatë gjithë kohës bizneset nga Britania e Madhe kanë shprehur interesimin e tyre dhe vullnetin e mirë që të investojnë dhe të rrisin bashkëpunimin me Kosovën. Ato posaçërisht ishin të interesuara për sektorët e minierave, energjisë dhe industrisë së përpunimit të ushqimit.

Kjo vizitë është organizuar nga Agjencia për Promovim të Investimeve e Kosovës (APIK) në bashkëpunim me Odën Ekonomike Britanike dhe Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
Gjatë tre vjetëve të fundit Kosova ka pasur vazhdimisht rritje të eksportit në Britaninë e Madhe. Gjatë periudhës janar- gusht të këtij viti eksporti me këtë vend ka shënuar rritje prej 140.3 për qind krahasuar me periudhën e njëjte të vitit të kaluar. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
12:57 / 22.05.2013
Genta Ismajli

Genta fton “ta pastrojmë Kosovën”

Genta Ismajli i është bashkuar fushatës “Ta pastrojmë Kosovën”, një fushatë e nisur për të mobilizuar të gjithë ...
Teknologji
11:12 / 22.05.2013
IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

IBM të lansojë Watson, rivalin e rrezikshëm të Siri dhe Google Now

Verën e kaluar, prodhuesi i famshëm i pajisjeve elektronike, IBM pati folur për ri-fokusim të kompjuterit të saj inteligje...
Ekonomi
13:23 / 22.05.2013

Qeveria po luan me kodin telefonik

Në shtator të vitit të kaluar, me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim (LB), Kuvendi miratoi rezolutën pë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.