Bizneset edhe kur fitojnë kontestin s’marrin gjë
Bizneset kosovare që pretendojnë se janë eliminuar padrejtësisht nga gara për marrjen e një tenderi dhe për këtë i drejtohet gjykatës, nuk do të fitojnë asnjë cent edhe atëherë kur gjykata e vërteton padrejtësinë e bërë ndaj tyre. Drejtues të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e konfirmojnë një gjë të tillë për Koha Ditore, sikurse edhe vetë zyrtarët e lartë të organizatës më të madhe që përfaqëson bizneset në vend, Odës Ekonomike të Kosovës(OEK).
Hysni Hoxha, kryetar i OSHP-së, që njihet edhe si “Gjykata e tenderëve”, ka thënë se mund të numërohen në gishta rastet kur firmat private kanë dalë fituese në kontestet gjyqësore. Por, edhe atëherë, ai pohon se nuk e di asnjë rast që firmave pastaj u janë dhënë kompensime për këtë. /Telegrafi/