Blerim Rexha dorëhiqet nga PDK-ja

14:52 / 26.02.2013

Kryetari i ri i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Blerim Rexha ka bërë të ditur se ka thënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në partinë Demokratike të Kosovës (PDK). Ai ka thënë se këtë e vendim e ka marr për tu përkushtuar sa më shumë në pozitën e re

Pas marrjes së vendimit për zgjedhje në postin e Kryetarit të Bordit të AKP-së Blerim Rexha ka bërë të ditur se është tërhequr nga të gjitha pozitat në PDK.

“Siç mund të jeni në dijeni të enjten që shkoi Kuvendi i Kosovës më ka emëruar Kryetar të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Dje kam marre vendimin edhe me shkrim nga Sekretaria e Kuvendit. Pozita e Kryetarit të Bordit është me përgjegjësi të lartë dhe shumë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Rexha në facebook.

“Me qëllim të përkushtimit tim sa më të plotë në detyrën e re dje kam dhënë dorëheqja nga të gjitha strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës. Unë shpresoj që ju do të keni mirëkuptim për aktin tim”. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.