Bllokohen fondet për Greqinë
Një shumë prej 11.6 miliardë eurosh të kursyera nga buxhetet e viteve 2013 dhe 2014 u bllokua mes trojkës së kreditorëve të Greqisë (BE-BQE-FMN) dhe Ministrisë së Financave, tha një burim nga Ministria greke e Financave.Detaji i këtyre kursimeve, kërkuar nga trojka për të vazhduar procedurat e financimit për vendin, kërcënuar nga falimentimi, do t'i paraqitet drejtuesve të partive politike të koalicionit qeveritar nga kryeministri, Andhonis Samaras, i cili u takua me presidentin e Komisionit Evropian, Zhose Manuel Barrozo. /Telegrafi/