Bllokohet Rruga e Kombit

13:21 / 6.10.2012
Është dashur ndërhyrja e forcave të ndërhyrjes së shpejtë për të hapur Autostradën e Kombit të bllokuar nga disa qindra banorë të fshatrave të Kukësit.

Në shenjë proteste për ndërprerjen e energjisë elektrike nga ana e CEZ, banorët e fshatrave Tërthore, Shtiqen e Bicaj, debitorë të energjisë elektrike, bllokuan aksin rrugor Kukës-Morinë.

Ata nuk kanë lejuar asnjë mjet që të lëvizë në rrugë. Kompania CEZ njoftoi se kishte ndërprerë energjinë për debitorët, por pasi banorët rrethuan nënstacionin elektrik, për të shmangur incidentet CEZ stakoi energjinë e për pasojë prej orës 19.00 edhe qyteti i Kukësit mbeti pa energji elektrike, njofton Tch.

Banorët e tre fshatrave të Kukësit, gjatë protestës deklaruan se vetëm pasi të marrin dëmshpërblimin për tokat e përmbytura nga liqeni i Fierzës do të paguajnë energjinë elektrike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
22:45 / 18.06.2013
Antonio Banderas, Foto: Getty Images

Banderas e J.Lo në filmin për minatorët e Kilit

Shpesh thuhet “një histori si në filma” kur diçka e jashtëzakonshme ndodh. Është rasti i 33 minatorëve që dy vite m...
Teknologji
16:18 / 18.06.2013
Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei Ascend P6, është veç 6.1mm i hollë!

Huawei sot edhe zyrtarisht e ka prezantuar modelin më të ri të telefonit të saj Android, përkatësisht modelin Huawei Asce...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.