Bllokohet skijimi në Brezovicë

15:10 / 3.02.2012
Komuna e Shtërpcës ka marr vendim që të ndalojë qarkullimin e njerëzve dhe makinave nga Brezovica për në Qendrën e skijimit. Sipas policisë, mësohet se ketë vendim komuna e marrë bazuar në nenin 224 të Ligjit të sigurisë së komunikacionit rrugor.

Burime policore në Ferizaj, kanë thënë se në qendrën e skijimit vazhdon të mbretërojë mot i keq dhe me erëra të fuqishme.

Zëdhënësi rajonal i policisë, togeri Agim Gashi, ka bërë të ditur se një ditë më parë, në këtë rrugë ka rënë një ortek bore i përmasave të mëdha, ndërsa rreziku nga rrëshqitja e borës dhe e orteqeve të tjera është edhe më tutje i pranishëm. "Për zbatimin e këtij vendimi është duke u përkujdesur edhe Policia e Kosovës, patrullat e së cilës janë vendosur në një pikë të këtij aksi rrugor", tha Gashi. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim

-
 
 
Magazina
23:35 / 16.05.2012
Bar Refaeli, Foto: Reuters

Pique tradhton Shakiran me Bar Refaelin

Futbollisti spanjoll, Gerard Pique, e ka tradhtuar të dashurën e tij, këngëtaren Shakira, me modelen Bar Refaeli – shkrua...
Teknologji
1:28 / 17.05.2012
HTC prezanton Desire C

HTC prezanton Desire C

Gjatë ditës së djeshme, HTC kishte prezantuar zyrtarisht telefonin e saj më të ri, përkatësisht modelin HTC Desire C, nj...
Ekonomi
9:17 / 17.05.2012

Takimi i G8, dominojnë problemet ekonomike në Evropë

Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.