Bordi i ART-së, mijëra euro mëditje

12:32 / 23.06.2012
Anëtarët e bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART) kanë marrë mijëra euro mëditje. Falë dy vendimeve që ky bord i ka nxjerrë në vitin 2009, që përcaktojnë shumat që zyrtarët e ART-së duhet t’i marrin për punën që bëjnë, buxhetit të vendit vitin e kaluar i janë “tretur” tridhjetë mijë euro, të cilat janë derdhur në xhirollogaritë e zyrtarëve të caktuar.

Madje, anëtarët e bordit Ekrem Hoxha, Besnik Berisha, Lulzim Kurtaj, Njazi Ademaj dhe Naser Shala, nuk janë kënaqur me vendimin e tyre me numër 158/09, një kopje të së cilit e ka siguruar “Zëri”, e sipas të cilit, çdo anëtar i bordit merr nga njëqind e pesëdhjetë euro pas secilës mbledhje të bordit.

Ata me një vendim tjetër që kanë nxjerrë (vendimi numër 141/09) për Komisionin për Autorizim/Licencim dhe Monitorim i ART-së, e kanë futur edhe veten e tyre si hisedarë, shkruan Zëri.

Kryesuesi i bordit, Ekrem Hoxha, për pjesëmarrje në mbledhje të këtij komisioni sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta, ka marrë mëditje mbi pesë mijë euro, Lulzim Kurtaj mbi gjashtë mijë euro, Besnik Berisha dhe Njazi Ademaj mbi katërmijë euro, ndërsa Naser Shala nuk ka marrë ngase gjatë vitit 2011 nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e bordit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.

-
 
 
Magazina
15:24 / 19.06.2013

Fillojnë pushimet për Çilin

Çiljeta Xhilaga sivjet i ka filluar shumë më herët pushimet e saj, kjo pasi ka një shoqërues të veçantë, djalin katër...
Teknologji
14:57 / 19.06.2013
Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka 1 milion reklamues

Facebook ka arritur në 1 milion reklamues, dhe kjo shifër sinjalizon se rrjeti social është bërë një kanal tashmë “tr...
Ekonomi
15:26 / 19.06.2013

Sektori i bujqësisë ka kapacitet për vende të reja pune

Kryetari i Aleancës për Prishtinën, Besnik Tahiri i shoqëruar nga ekipi i tij vizituan fshatrat Vranidoll, Tenezhdoll dhe B...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.