Bordi i PTK-së anulon vendimin e vet për bonuset

13:33 / 5.01.2013
Punëtoret e Postë-Telekomit të Kosovës (PTK) duhet t’i kthejnë në llogari të korporatës rreth një milion euro, të cilat ata i kanë marrë gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas në formë të bonuseve. Bordi i PTK-së, që kryesohet nga Rexhë Gjonbalaj, në fund të vitit që lamë pas, ka marrë vendim që të ndajë bonuse për punëtoret e kompanisë më fitimprurëse në vend.

Por, pak ditë pasi që paratë shkuan në llogari private të punëtorëve, bordi u detyruar që ta anulojë vendimin të cilin e ka marrë vetë, ngase një gjë e tillë iu kërkua që ta bëje nga Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike.

Në vendimin e bordit të PTK-së, e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se bordi ka marrë një vendim të tillë pas kërkesës së aksionarit, e në këtë raste të Komisioni i Ministrave për Ndërmarrjet Publike.

“I nderuar, sipas kërkesës e gjeni ekstraktin nga mbledhja e jashtëzakonshme të Bordit të Drejtorëve të PTK-së, numër 68, të datës 21.12.2012 dhe vazhdimi më datën 24.12.2012. Bordi në mbledhjen e jashtëzakonshme me rastin e diskutimit rreth vendimit nga Komisioni i Ministrave për NP pika 1 anulon vendimin e Bordit të Drejtoreve të PTK-së për lejimin e pagesës së avansit të bonuseve ”, thuhet në letrën e Bordit të PTK-së, drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.

Më tej në këtë dokument të bordit thuhet se kryeshefi ekzekutiv i kompanisë do të autorizohet për kthimin e bonuseve, në këtë rast ai duhet të kërkojë nga punëtoret që të kthejnë paratë e marra, apo t’ua ndajë ato në pagën e muajit në vijim.

“Autorizohet kryeshefi ekzekutiv që të implementojë vendimin e Komisionit të Ministrave për Ndërmarrjet Publike, me nr. 3045 të datës 20.12.2012”, thuhet në fund të vendimit të Bordit të PTK-së, që i është drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që drejtohet nga Besim Beqaj.

Ndërkaq, zyrtarë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik që nga fillimi kane qenë kategorikë që dhënia e bonuseve ka qenë e jashtëligjshme. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Arkiv
Foto: Arkiv

-
 
 
Magazina
23:48 / 18.06.2013
Noizy dhe Duda

Noizy dhe Duda, një diss për Unikkatilin?

Liderët e grupeve binjake, OTR dhe Double G Army, Noizy dhe Duda, kanë lansuar një bashkëpunim të jashtëzakonshëm pas nj...
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
17:34 / 18.06.2013

Draghi: Do të monitorojmë zhvillimet ekonomike dhe monetare

Banka Qendrore Europiane (BQE), është e gatshme të veprojë, nëse do të jetë e nevojshme për të ndihmuar ekonominë e E...
>
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.